Lajme

Tabaku: Abuzimet me fondet e BE-së në fushën e bujqësisë janë jashtëzakonisht shqetësuese

Deklarata per median e deputetes se PD, Jorida Tabaku

Që nga qershori i vitit të kaluar kemi kërkuar me një paketë ligjore që qeveria shqiptare të marrë masa sepse sot buxheti i shtetit i vërtetuar nga KLSH-ja ka pasur një dëm ekonomik prej 8 mld eurosh.
Sot çështja e inceneratorëve, vjedhja e shekullit me 430 mln euro, është bërë tashmë jo vetëm një akuzë e opozitës, por është bërë një dosje me 3 përfaqësues të nivelit të lartë të qeverisë përpara drejtësisë.
Të dhënat e fundit të OLAF-it për hëtimin për abuzimin me fondet e BE-së në fushën e bujqësisë janë jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk është më një akuzë që vjen vetëm nga media apo opozita, por sot një akuzë e çertifikuar nga OLAF-i.
Është një njollë turpi mbi institucionin e IPARD-it, mbi institucionet shqiptare dhe ka cënuar rëndë imazhin e Shqipërisë dhe atyre institucioneve që kanë që nga viti 2010 që çertifikohen për të përdorur fondet e BE-së.
Të gjitha këto shqetësime ne i kemi shprehur në rezolutën e përbashkët të miratuar.
Sot është dita e fundit e parlamentit një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur, ditë që mbyllet me protestën e studentëve sepse në mënyrë abuzive sot janë përfshirë në parlament për t’u diskutuar ligje që ishin dashur muaj për t’u diskutuar dhe debatuar, kjo ishte dhe pika e fundit me të cilën mbyllën rezolutën: Fakti që parlamenti shqiptar nuk ka hapësirë për opozitën dhe që ligjet bëhen për interesa private, ashtu siç e vërtetoi hetimi i SPAK-ut, që shkojnë deri në kapjen e shtetit dhe që nuk kanë kohë për t’u konsultuar.
Njolla e turpit me të cilën mbyllet sot parlamenti dhe që ka sot Shqipëria për abuzime me fondet e BE-së apo me dosjen në SPAK me tre zyrtarë të lartë, është e vështirë të lahen dhe të mbyllen me rrëmujë në ditën e fundit siç e ka zakon qeveria.