Lajme

Gaz Bardhi: Rama i thotë BE-së se çfarë duhet të bëjnë, dje u kap në vjedhje!

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi kërkoi që në seancë të ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Ai akuzon Ramën se po vepron si avokat i Serbisë, madje shton se kryeministri po i prish më shumë punë Kosovës.

‘Ai i thotë BE-së se cfarë duhet të bëjë, BE e ka kap dje në vjedhje. Ta lejë Kosovën, ky vetëm sa ka prish punë në dialogun, duke u bërë zëdhënës i Serbisë. Të vijë këtu e të japë llogari’- tha Bardhi.