ShowBizzz

Luizi i ‘vë vulën’, kështu do të titullohet kënga e re?

Pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP”, Luizi Ejlli ka pasur projekte pafund në muzikë dhe jo vetëm.

Mes bashkëpunimeve që ka paralajmëruar, këngëtari i dashur për publikun do të sjellë gjithashtu një tjetër këngë dedikuar dashurisë së tij, Kiara Titos.

E gjeni dot si do të titullohet kënga?

“KIARA”.

Titulli i këngës është bërë i ditur nga regjisori Xhulian Shabani nëpërmjet një postimi në “Facebook”, i cili do të merret me regjinë e videoklipit të Luizit.

“Kthehem me një pikënisje e më të fortë se më parë! Regjia ime, së bashku me ekipin tim te SynopsisAds do bëjmë video klipin e Luiz Ejli, për këngën “Kiara”. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, sepse tregon se vlerat e një artisti nuk vdesin kurrë, por ushqehen nga puna e palodhshme dhe angazhimi i ekipit të talentuar!”, ka shkruar regjisori në “Facebook”.