Lajme

Këngëtari legjendar i popit, shuhet Tony Bennett

Tony Bennett, këngëtari legjendar i popit dhe xhazit të Nju Jorkut, ka vdekur në moshën 96-vjeçare. Vdekja e tij u konfirmua nga publicistja e tij Sylvia Weiner në një deklaratë për Associated Press.

Bennett ishte i njohur për këngë të tilla si The Way You Look Tonight, Body and Soul dhe (I Left My Heart) In San Francisco.

Ai gjithashtu bashkëpunoi me yje si Lady Gaga te Aretha Franklin dhe Frank Sinatra, të cilët e quajtën atë “këngëtarin më të mirë në biznes”. Gjatë një karriere që zgjati tetë dekada, këngëtari shiti miliona disqe dhe fitoi 20 Grammy.

Tony Bennett vdiq në qytetin e tij të lindjes, Nju Jork. Nuk kishte asnjë shkak specifik të vdekjes, por Bennett ishte diagnostikuar me sëmundjen e Alzheimerit në vitin 2016.

Katër vjet pasi u diagnostikua me Alzheimer, Bennett performoi shfaqjet e tij të fundit përkrah Gagës, me të cilën, për fansat më të rinj, u lidh ngushtë. Ai postoi në rrjetet sociale në atë kohë: “Jeta është një dhuratë – edhe me Alzheimer”.