ShowBizzz

Dafina Zeqiri flet për traumat në jetën e saj

Për Dafina Zeqirin është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se edhe ajo është një prej tyre: me momente të vështira, trauma, probleme. Por, nuk dorëzohet kurrë.

Në një intervistë tejet personale me Berat Buzhalën, artistja tregoi se momenti më i vështirë i jetës së saj ka qenë në moshën 16-vjeçare, kur ajo ka përjetuar shumë trauma. Pa dashur të ndalet në detaje, Dafina tha se i ka kaluar ato si fëmijë pa pasur nevojë që të kërkojë ndihmë nga askush.

“Para se ta filloj karrierën kam përjetuar momentin më të vështirë. Ka ndodhur kur kam qenë 16 vjeçe, kam përjetuar shumë trauma. I kam kaluar si fëmijë dhe nuk kam pasur nevojë që të shkoj dhe të kërkoj ndihmë mjekësore. Mbas asaj vetëm plumbi në ballë mundet që të më ndalojë”, tha këngëtarja e njohur.