ShowBizzz

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’ bëhet baba, i vendos vajzës emrin e opinionistes

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’  Gjon Karrica, i njohur si Lugati është bërë baba për herë të dytë. Lajmin e bukur e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale duke zbuluar edhe emrin e vajzës.

Ajo do të quhet Dita. Gjoni ka mbajtur premtimin e dhënë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, ku edhe e mësoi për pritjen e ëmbël të bashkëshortes.

Atë kohë, ai kishte deklaruar se nëse do bëhet baba i një djali, do t’ia vinte emrin Arkimed për nder të Stresit, ndërsa nëse e ka vajzë, Dita në respekt të opinionistes së Big Brother VIP Kosova.

Ish-banori i 'Big Brother VIP Kosova' bëhet baba, i vendos