Lajme

Burrë e grua humbin jetën nga energjia elektrike

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Resulaj të Bashkisë së Selenicës, në Qarkun e Vlorës. Një çift, burrë e grua kanë ndërruar jetë, pasi kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Dy anëtarë të familjes Zykaj në fshatin Resulaj të Selenicës, raportohet ti ketë zënë korenti në shtëpi. Mësohet se dy bashkëshortët kanë qenë duke punuar në bahçen e shtëpisë së tyre, kur kanë rënë në kontakt me një kabllo të energjisë elektrike, kontakti me të cilën ka qenë fatal.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt banesës, pas njoftimit të dhënë nga të afërmit e dy viktimave.