Shëndetësi

Tri gjëra që nuk duhet bërë pasi keni ngrënë

Shëndeti dhe integriteti i procesit të tretjes është vërtetë shtylla e shëndetit të njeriut.

A e keni ditur se 74% e amerikanëve përjetojnë ndonjë lloj të shqetësimit në traktin tretës? Duhet të keni parasysh se tretja optimale është kushti kryesor për një sistem të shëndetshëm imunitar, disponim të balancuar, energji të mjaftueshme, dhe vitalitet të mirëfilltë. Në ditët e sotme, ka dëshmi të mjaftueshme që tregojnë se mospraktikimi i këtryre 3 shprehive të këqija mund të përmirësoj procesin e tretjes dhe të zvogëloj nivelin e sheqerit në gjak.

Ndalni dhimbjen e kyceve në 3 ditë me këtë metodë të thjeshtë

1.Ngrënja e shpejtuar apo ngrënja kur jeni të nevrikosur – Kur ju hani në stres apo me nxitim, pjesa simpatike e sistemit nervor, që ndryshe quhet “lufto ose ik”, vihet në funksion. Kjo përgjigje e organizmit tonë aktivizon muskujt që ata të nxitojnë “për të shpëtuar jeten tonë” dhe në mënyrë të dukshme e pengon procesin e tretjes.
2.Pushimi në krahun e djathtë pasi të keni ngrënë – Kur ju shtriheni në krahun e djathtë pas ngrënjes, graviteti e detyron ushqimin e ngrënë që të dal para kohe nga lukthi, duke lejuar futjen e ushqimit të patretur në zorrët e holla.
3.Të qëndroni inaktiv pas çdo vakti – Ecja prej 15 minutash pas vaktit të mëngjesit, drekës apo darkës ka treguar se e parandalon rritjen e sheqerit në gjak që ndodhë pas çdo vakti.