Jemi shumë të bindur që disa prej jush sapo panë fotografinë e mësipërme kanë rrudhur menjëherë buzët, kurse të tjerë do të dëshironin t’i hanin të ngrohta, sidomos nga duart e mamasë.
Nuk ka si të ndodhë ndryshe, me bamjet nuk ka rrugë të mesme: ose të pëlqejnë, ose nuk i sheh dot me sy.
Megjithatë pasi të zbuloni vlerat e shumta ushqyese që ka perimja jeshile, e cila i përket familjes Abelmoschus esculentus, është shumë e përhapur në vendin tonë.
Bamjet janë shumë të pasura me vitamina A,B1,B2,B3, B6, K dhe C, fibra të tretshme në ujë, kalcium, magnez, fosfor, kalium, bakër dhe zink. Living ju njeh më poshtë me të gjitha arsyet pse duhet ta hani menjëherë.
1. Kanë pak kalori: E dini që 100 g bamje përmbajnë vetëm 33 kalori? Duket e pabesueshme, por ja që ndodh.