ShowBizzz

Turneu i Harry Styles renditet në mesin e 10-të më të mirëve të të gjitha kohërave

Turneu i Harry Styles është renditur ndër 10-të më të mirët e të gjitha kohërave, sipas raporteve.

Ish- ylli i “One Direction”, 29 vjeç, ka qenë në një seri epike dyvjeçare të shfaqjeve të tij “Love On Tour”, duke performuar 169 koncerte të pabesueshme në 23 muajt e fundit.

Shfaqja e tij e fundit e turneut botëror përfundoi të shtunën mbrëma në RCF Arena në Reggio Emilia, Itali, shkruan DailyMail.

Dhe duket se e gjithë ajo punë e palodhur me siguri ka dhënë rezultat, pasi është thënë se shfaqjet kanë grumbulluar një të ardhur të madhe prej 460 milionë funtesh, me më shumë shifra që do të vijnë.

Harry renditet në vendin e katërt pas artistëve kryesorë, duke përfshirë Elton John, Ed Sheeran dhe rockers irlandez U2, të cilët të gjithë përbëjnë tre të parët e tabelës Billboard  Boxscore të 10 turneve më të mira të të gjitha kohërave./teve1.info/