ShowBizzz

Moderatorja shqiptare: Zihem me partnerin se unë jam Virgjëreshë ai Ujor

Gjatë bisedës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan, moderatorja Liesa Haxhiasllani renditi disa karakteristika të shenjës së saj të zodiakut. Ajo i përket shenjës së Virgjëreshës dhe shprehet se kërkon planifikim, organizim, parapërgatitje dhe siguri në çdo hap e veprim që ndërmerr. Ndërkohë partneri i saj është e kundërta pasi i përket shenjës së Ujorit dhe kjo, sipas astrologes Krisanthi Kallojeri është një lidhje karmike.

Moderatorja shqiptare: Zihem me partnerin se unë jam Virgjëreshë

Liesa Haxhiasllani: Partneri im është Ujori dhe është…

Krisanthi Kallojeri: Lidhje karmike Ujori me Virgjëreshën, është karmike.

Liesa Haxhiasllani: Për shembull, Ujori është shenjë e ajrit dhe janë persona aventurierë, kanë qejf të bëjnë gjëra të çmendura. Ne Virgjëreshat jemi gjatë gjithë kohës të tërhequr, nuk duamt ë dalim nga rutina jonë, nga shtëpia mundësisht mos na nxirrni, na lini aty dhe është një kombinim që sjell edhe konflikte shpeshherë.

Krisanthi Kallojeri: Përveç lidhjes karmike që thashë, Ujori kombinon me Virgjëreshën në anën intelektuale sepse Ujori ka shumë të zhvilluar intelektin dhe Virgjëresha njëkohësisht sepse Mërkuri që është përfaqësuesi i Virgjëreshës, është praktik vërtet por ka të bëjë edhe me detajet dhe imtësitë kështu që i futet studimit në thellësi dhe nuk ngelet në sipërfaqe. Në qoftë se mund të themi nga shenjat e tokës cila është më intelektuale, do të themi që është Virgjëresha. Pikërisht këtu bashkohet, përveç lidhjes karmike që thashë, bashkohet nga ana intelektuale Ujori me Virgjëreshën.