Mjeku alternativ, Ylli Merja, foli sot në Euronews Albania për benefitet që sjell plazhi për zhdukjen e celulitit.
Sipas tij, rëra e nxehtë dhe uji i ftohtë, të tilla ndryshime që pëson trupi i njeriut ndihmojnë për të pasur një lëkurë më të tonifikuar.
“Unë i këshilloj njerëzit që në këtë periudhë, me një çadër, nga ora 13:00 deri në 13:30-14:00 kur ajo rëra është zjarr e ndezur, ju bën shumë mirë të ecni zbathur në rërë. Për shembull, mund të ecni 100 metra, digjesh fort nga këmbët, të përvëlohen, por futu në det, freskoji, dil prapë në rërën e nxehtë dhe ec. Këtë ecje duhet ta bëjnë të gjithë ata njerëz që kanë rrjedhje të kriprave të kockave. Shikojmë plot njerëz që shkojnë ditën e parë të plazhit me celulit, me muskuj të fryrë, me këmbë të ënjtura dhe ikin në fundin e tij, pas 4-5 ditësh me muskujt fin, këmbët e holla, me një lëkurë të sheshtë, të ngjeshur,” u shpreh Merja.