ShowBizzz

Gazetarja e njohur në pritje të ëmbël me vajzë

Jemi mësuar ta shohim në studiot e lajmeve të Tv Klan, Klan News dhe me emisionin e drejtuar “Pro Business” por këto ditë gazetarja Oljana Maloku ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale foto me barkun e rrumbullakosur ku duket se është në pritje të ëmbël.

Teksa duket se ka qenë diskret me postime për këtë pjesë, ajo ka treguar edhe gjininë e bebit së fundmi, e cila konfirmon se është në pritje të një vajze madje është në muajt e fundit të shtatzanisë.

Oljana është nënë e një djali 6 vjeç, Anuar dhe në shtator pritet të zgjerojë familjen e saj me bekimin e radhës.

Prej më shumë se 10-vitesh Oljana është pjesë e familjes Klan ku ka punuar si gazetare dhe spikere.

Të dielave e kemi parë me edicionin qëndror të drekës në Tv Kombëtar Klan, ndërsa çdo ditë ka qënë pjesë e lajmeve të darkës në Tv Klan News.

Oljana Maloku është e njohur edhe për emisionin “Pro Business”, me fokus ekonominë dhe biznesin, i cili transmetohet çdo të hënë në ekranin e Tv Klan Plus.

Sic duket këto ditë të nxehta po i kalon me familjen në jug ku po shijon edhe pritjen e bebit.