ShowBizzz

Blero bën dedikim romantik të dashurës së tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ani pse nuk është aktiv edhe aq në muzike, por jeta e tij private ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve.

Ai pak muaj më parë i dha fund lidhjes së tij me Afrona Dika, por me pas la të kuptohej se ka nisur një histori të re dashurie, shkruan ”Kosovarja”.

Ani pse u përflet se përfundoi edhe kjo romancë, këngëtari publikoi ne ‘Instastory’ një dedikim për të ku shuajti zërat e shumicës.

“Nuk më intereson nëse thua që nuk dëshiron të më shohësh mua, nuk më intereson nëse thua se nuk më do, do të luftoj përsëri, përsëri e përsëri sepse në fund të fundit ti je dashuria e jetës time. Gruaja që zemra ime donte gjithmonë, por kurrë nuk e dinte që ekzistonte vërtetë. Të dua zemër”, ka shkruar Blero, duke treguar se ndodhet në Munich të Gjermanisë.