ShowBizzz

Rita Petro: Më pëlqen të shkoj në pub-e, po të mos shkoj një javë ndihem keq

Shkrimtarja Rita Petro tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se i pëlqen shumë jeta e natës dhe ndihet shumë keq nëse nuk shkon të paktën 1 herë në javë.

Ajo tregoi se i pëlqejnë kombinimet e zeza të veshjeve për këto raste, teksa shtoi gjithashtu se preferon që të përdorë dhe aksesorë që nuk e bezdisin, por duken bukur.

“Më pëlqen vajtja në pub-e. Pavarësisht se jam në këtë moshë më pëlqen shumë, festat më pëlqejnë shumë dhe më pëlqen sidomos të vishem me të zeza, të vë aksesorë të zinj, kam qejf kur shkoj atje. Në përgjithësi më pëlqejnë aksesorët sportivë. Edhe në Shqipëri, edhe jashtë vendit kam qejf kur i frekuentoj pub-et. Edhe në Shqipëri bëhet shumë mirë, sidomos dhe në Kosovë, në Prishtinë, kënaqem jashtë mase. Po të më mungojë një herë në javë ndihem shumë keq, duhet të shkoj të paktën një herë në javë,” – u shpreh Petro.