Ushqimi është një nga elementët bazë që ndikon në jetëgjatësinë e njeriut, nga një ushqim jo i shëndetshëm vijnë mijëra sëmundje që na bëjnë të sëmuremi dhe të mos e kemi jetën e gjatë. Për të pasur një jetë të gjatë, ne ju kemi sjellë 8 rregulla të zbuluara nga 150 studime dietologjike, në mbarë botën.
Tashmë u zbulua e ashtuquajtura “Zona Blu”, aty ku sëmundjet prekin pakë njerëz dhe jetëgjatësia shkon në 95 vjeç.
Ja cilat janë kriteret e një jetë të shëndetshme sipas akariotëve, sardëve dhe japonezëve të okinaw-s!
1. Ushqehuni me një varietet tepër të larmishëm perimesh dhe sidomos ato jeshile si: spinaq, kale, turnip, pazi, lakra të egra etj.
2. Mos gatuani me yndyrë shtazore si gjalpi apo produkte industriale si margarina por vetëm me vajra bimore që në Mesdhe është ai i ullirit ose në vende të tjera ai i kokosit, susamit, vaji i farave të rrushit etj.
3. Njerëzit e zonave më jetëgjata konsumojnë mish vetëm në raste festash.
4. Peshkun e kanë të pakët, sepse bazohen vetëm tek peshku i egër dhe janë të kujdesshëm në ruajtjen e specieve. Peshkun e ngrirë nuk e njohin fare.
5. Bulmeti përdoret me kursim, sepse bazohen mbi produktet e dhive dhe deleve dhe është i papërpunuar, i pastër nga hormonet dhe antibiotikët sikurse dhe vezët.
6. Konsumojnë çdo ditë një racion legume, fasule, thjerrëza ose fasule soje në Japoni.
7. Sheqerin e marrin nga frutat dhe jo nga produktet e gatshme.
8. Konsumojnë çdo ditë 2 duar plot me fruta të thata, bajame, pistakio, fara kungulli për proteinë dhe omega 3.