ShowBizzz

Kjo është blogerja që do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”

Eni Shehu, Enxhi Nasufi dhe së fundmi edhe një blogere/vlogere do të jetë pjesë e “Dancing with the Stars”.

Bëhet fjalë për Sara Karaj e cila është personazhi i tretë që po përflitet lart e poshtë se do të jetë pjesë e kastit të kërcimit.

Programi i kërcimit do të nisë në shtator nën drejtimin e Bora Zemanit, e cila do të heqë dorë përfundimisht nga “Përputhen”.

Sa i takon jurisë deri tani kemi të konfirmuar emrin e Valbona Selimllarit ndërkohë pjesa tjetër e jurisë mbetet ende e pazbuluar.