ShowBizzz

Fifi dhe Ronela Hajati vijnë me bashkëpunim

Dy emrat të njohur të estradës shqiptare kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim të ri.

Bëhet fjalë për dy këngëtaret e njohura dhe shumë të dashura nga publiku, Fifi dhe Ronela Hajati.

Dyshja kanë finalizuar një duet dhe tashmë kanë zbuluar detaje të reja.

Përmes disa imazhe që Ronela ndau me fansat në Instagram, të dyja dukeshin të veshura me kostume me ngjyrë të kuqe.

Në mbishkrim, këngëtarja ka njoftuar se kënga e re me titullin “Hajde shpirt” publikohet më 1 gusht.

“1 gusht – “Hajde shpirt” i vihet kapaku, Fifi të dua, faleminderit. Bëhuni gati të tundni tokën”, ka shkruar Ronela.