Për gushtin, temperaturat do të kapin vlerat 34-35 grade Celsius, dhe parashikohet një muaj me kushte të favorshme dhe temperatura të pranueshme, krahasuar me korrikun.
“Gushti do të futet me temperatura të larta, janë temperatura lehtësisht mbi mesataren shumëvjeçare.
Parashikohet që të paktën 15 ditët e para të regjistrojnë më shumë ditë me vlera 34-35.
Do të kemi dy episode, data 8 dhe 9 ku do kemi temperatura që do iu afrohen vlerës 39, por në zonat e izoluara e theksoj nuk do regjistrohen vlera ekstreme.
I gjithë gushti parashikon shumë kushte të favorshme dhe temperatura më shumë të pranueshme krahasuar me korrikun përsa i përket pushuesve.