ShowBizzz

Kiara dhe Luizi çift tradicional, në pushimet e para marrin me vete edhe vjehrrën

Duket se Luizi dhe Kiara kanë vendosur që të jenë një çift tradicional dhe në këto ditë të pakta pushimesh të tyre i kanë kaluar herë me nënën e këngëtarit dhe herë me vëllanë e moderatores.

Ata janë parë bashkë në videot e fundit të publikuara në Instagram.

Luiz Ejlli publikoi së fundmi këngën dedikuar Kiaras. Por, siç tha vetë ai, dikush po xhelozon. E ajo është nëna e tij. Me humor, Luizi tregoi se do bëjë këngë për nënën pasi kjo e fundit është ndjerë xheloze për dedikimet që po i bëhen Kiarës.