ShowBizzz

E trishtë/ Këngëtarja shqiptare humbet motrën

Mëngjesin e ditës së sotme, këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Gili ka ndarë lajmin e trishtë për vdekjen e motrës së saj.

Gili ka njoftuar se varrimi i motrës së saj, Mirvete Kunushevci – Spahiu do të bëhet sot.

“Me dhimbje të thellë ju njoftoj qe sot nderroi jetë motra ime e dashur Mirvete Kunushevci – Spahiu.Shpirti i saj i bardhë u prehtë në paqe! Varrimi i së ndjerës bëhet sot me 29.07.2023. Për orën e varrimit ju njoftojmë me kohë!”, shkruhet në njoftimin që këngëtarja ka postuar në rrjete sociale.