ShowBizzz

Aktori 43 vjeçar Brocklebank konfirmon lidhjen me të dashurin e tij 23 vjeçar

Daniel Brocklebank ndau një postim të vrullshëm të premten në Instagram, teksa zyrtarizoi lidhjen e tij të re me të dashurin e tij të ri, Jordan Coulthard.

Aktori i “Coronation Street”, 43 vjeç, konfirmoi romancën e tij me oficerin e policisë dhe këngëtarin aspirues 23 vjeçar, nga County Durham, me një fotografi të buzëqeshur së bashku, shkruan DailyMail.

Danieli ishte i veshur me një bluzë polo ngjyrë blu dhe xhaketë sportive gri, ndërsa Jordan dukej elegant me një këmishë bezhë teksa mbështeti dorën në gjoksin e partnerit të tij.

Ylli i cili luan rolin e Billy Mayhew në filmin “Corrie” – shkroi: “Shumë krenar për këtë Jordan Coulthard. Solo kënga e tij më e re del sot”.