ShowBizzz

Mejreme Hajdaraj – “Ema” e “T7” paska qenë “Miss Elite 2023”

Ndoshta nuk e keni ditur, por bukuroshja që e shihni së fundi në ekran, në “Era verë” në “T7”, ka fituar kurorën e më të bukurës në “Miss Elite 2023”.

Mejreme Hajdaraj, e cila po prezanton përkrah Shpend Lipes në emisionin e verës në “T7”, është fituese kurorës së më të bukurës në këtë kompeticion.

Edicioni i fundit i “Miss Elite 2023” është mbajtur në Somabay të Egjiptit dhe kosovarja ka triumfuar mes bukurusheve nga vende të ndryshme të botës, shkruan “Kosovarja”.

Tani, Mejreme Hajdaraj po rrugëton suksesshëm në botën e televizionit.