Horoskopi

Horoskopi i Paolo Fox, 31 korrik 2023, parashikimet për ditën e fundit të muajit

ditor

Pas pak orësh është e hënë, por është edhe dita e fundit e korrikut 2023. Kjo ditë sjell edhe fillimin e një jave të re.

A jeni gati të përballoni të gjitha angazhimet tuaja? Çfarë do të rezervojnë yjet? Cilat do të jenë shenjat më me fat të zodiakut në dashuri dhe në punë? Po ata me më pak fat?

Le t’i zbulojmë së bashku parashikimet e astrologut tonë të dashur Paolo Fox, të nxjerra direkt nga revista DipiùTv!, përkthyer nga noa.al.

Horoskopi i Paolo Fox Dashi

Çiftet që kanë debatuar ditët e fundit nuk duhet të gërmojnë shumë në të shkuarën. Mund teni shumë të hutuar këtë ditë të fundit të korrikut, por mund të keni ndonjë shans në njohje të reja. Gjithsesi, nëse mundeni, shtyjeni një takim, nuk jeni fort gati. Në punë duhet të punoni fort sepse po vjen një periudhë shumë e rëndësishme. E sakaq, këtë të hënë duket se diçka nuk shkon vërtet. Në mbrëmje do të keni një rënie të lehtë fizike.

Horoskopi Paolo Fox Demi

Ju këshilloj të mos bëni shumë debat me partnerin/en, aktualisht humori juaj është më i luhatshëm, por gjithsesi jeni gati t’ia nisni nga e para. Në punë, kjo është koha e duhur për të mbyllur situatat e pafrytshme dhe për të çliruar veten nga një barrë. Në fund të ditës do të keni shumë energji.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët

Kjo është fillimjava e duhur për të organizuar një event në funksion të javëve në vijim. Keni shumë ide të mira, kjo do t’ju lejojë të filloni një projekt të ri. Nga ana tjetër duhet të zgjidhni sa më shpejt një problem financiar dhe ata që kanë marrë një kredi duhet t’i kushtojnë më shumë vëmendje. Në fushën e ndjenjave mund t’i kapërceni më së miri ankthet tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja

Këtë të hënë 31 mund të keni disa hezitime në dashuri, po përjetoni një situatë disi të paqartë, por sigurisht jo fort të vështirë. Keni shumë mendime që ju pështjellojnë mendjen. Në punë duhet të përpiqeni të shkëputeni nga situatat që nuk ju pëlqejnë, mund të dilni vetëm duke u bazuar në veprimet tuaja. Jeni shumë nervozë, por mos e shfryni dufin dhe mls ushqeni debatin.

Horoskopi i Paolo Fox Luani

Një lajm i mirë vjen, Dielli dhe Venusi janë në shenjën tuaj dhe jeni shumë të admiruar e në këtë kuadër, dikush po interesohet për ju. Yjet shpërblejnë ambicien tuaj, por mos bëni zgjedhje të diktuara nga krenaria. Nëse e përfunduat një partneritet biznesi ca si me sherr, tani mund të pendoheni. Merrini gjërat me ngadalë.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha

Mos i lini pas dore takimet e reja që do të bëni, ato mund të jenë shumë të rëndësishme. Çiftet që janë në lidhje afatgjatë përballen me çështje shtëpie. Këtë të hënë mund të vijë një ofertë pune që e keni pritur prej kohësh. Mirë janë gjërat për shëndetin, jeni shumë i/e fortë.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja

Hëna është disonante dhe mund të keni disa bezdi të vogla, ju këshilloj të merrni kohë përpara se të flisni dhe të mos jeni shumë argumentues e debatues. Në punë gjërat mund të përmirësohen, por nëse duhet të bëni një kërkesë, bëjeni deri në fund të verës. Ndërkohë, duhet të identifikoni një problem shëndetësor dhe të merreni me të.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi

Disa Akrepë që janë në një marrëdhënie, deri dje dukej se gjërat po u rikuperoheshin, por po ndodh e kundërta: Ju thjesht nuk mund t’i falni asgjë partnerit/es tuaj. Këtu nuk duhet harruar fakti se ana juaj romantike nuk kuptohet nga të gjithë. Kjo e hënë 31 sigurisht që nuk është një nga ditët më të mira edhe në sferën e punës. Për më tepër do të ketë disa shpenzime për shtëpinë. Për sa i përket shëndetit tuaj, pasditja do të jetë më e mirë se mëngjesi.

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari

Këtë fillimjavë keni shumë energji të mirë, fitoret janë në rrugë dhe me shumë përpjekje do të arrini të kapërceni sfidat. Nëse keni bërë një kërkesë për punë në të kaluarën, tani mund të merrni një përgjigje. Jeni pak i shqetësuar, herë pas here ngreni zërin dhe shfaqni shenja rebelizmi.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi

Këtë të hënë mund të merrni mirënjohje nga një person që është shumë i rëndësishëm për ju. Takimet e reja ju emocionojnë gjithmonë e kështu pritet të mbyllet korriku. Keni nevojë për më shumë siguri dhe vëmendje, do ta shihni që të dyja do të vijnë. Hëna është në shenjën tuaj dhe do ju japë një ide të mirë për punën. Ndiheni shumë mirë, po përjetoni një rikuperim të shkëlqyer psikofizik.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori

Çiftet që kanë përjetuar momente tensioni duhet të kërkojnë një afrim. Mos u izoloni dhe përpiquni të shprehni ndjenjat tuaja. Në punë do të merrni miratimin që prisnit. Për ju që do të dëshironit të paguheni më shumë, së pari ka disa çështje burokratike për të zgjidhur. Sa i përket shëndetit, ka qenë një muaj shumë i vështirë, duhet të largoni ankthin për të nisur mbarë gushtin.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit

Ju ndjeni një nevojë të fortë për hakmarrje, e keni të qartë se fjalët plagosin si teh thike ndonjëherë. Keni nevojë për dikë me të cilin mund të hapeni e të rrëfeheni pa droje. Në punë do të arrini të rikuperoni një projekt të bllokuar në të shkuarën. Hëna është në shenjën tuaj, por ju jeni nervozë për shkak të pozicionimit jo të volitshëm për ju, të Marsit dhe Merkurit. /noa.al