ShowBizzz

Këngëtari i famshëm bën tatuazh në kofshë dedikuar ish-it

Harry Styles ka bërë një tatuazh në kofshë e cila duket se është dedikim për ish-in e tij, Olivia Wilde.

29 vjeçari u pa bashkë me miken e tij teksa po niseshin me një varkë në Bolsena, Itali, të premten.

Teksa shfaqi fizikun e tij, në pjesën e sipërme të kofshës i shihej tatuazhi ku shkruhej ‘Olivia’.

 

Fansat janë të bindur se është një referencë për marrëdhënien me aktoren.

Fituesi i Grammy-t u takua me Olivia nga janari 2021 dhe i dhanë fund lidhjes në nëntor 2022.