Asnjë mekanizëm tjetër, parim a vlerë morale nuk në në lëviZje më shpejt e më efektivisht në punë shoqërinë tonë, sesa koncepti i “gjynah”-ut që përfaqëson vuajtjen ekstreme të njeriut, kur gjendet me thuajse të dyja këmbët i pamundur kësaj bote.
Kur dje lexova Enin në statusin për shokun e saj të jetës, Genc Fuga, në përpjekje të dëshpëruar për ca para, që do të garantonin pagesën e ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat kisha bindje thuajse absolute se shuma do kapej e tejkalohej.
Sepse e njoh tjetrin, të ngjashmin, njoh shqiptarin e mësuar të jetojë mbi fillin e emergjencës, nën çatinë e mbijetesës, në perimetrin e gjynahut.
Dhe nëse debati pas kësaj ndodhie të tmerrshme ka vlerë, atë ia jep vetëm dinjiteti i njeriut dhe mbrojtja e tij. Dinjiteti i Gencit njeri, prind artist, profesor.