Lajme

Të gjithë sytë nga qielli sonte, kjo natë do ju dhurojë një spektakël të rrallë

Qielli në natën e parë të 1 gushtit do të na dhurojë spektaklin e Superhënës, një fenomen i cili kur ndodh kemi mundësinë që të shohim edhe planetin e Marsit dhe Mërkurit që bëhen të dukshëm.

Astronomët shpjegojnë se fenomeni që dy Superhëna të shfaqen brenda një muaji nuk ndodh shpesh. Ka ndodhur në vitin 2018 dhe mundësia për ta parë sërish ekziston në vitin 2037, shprehen ata.

Superhëna e parë do të shfaqet natën e 1 gushtit dhe vetëm pas 30 ditëve do të shfaqet hëna tjetër e plotë e njohur edhe si ‘hëna blu’.

Ndërsa ata që duan të vëzhgojnë ‘Perseidët’ ose ‘lotët e Shën Lorencit’ në këto netë vere, do të duhet të jenë edhe pak të durueshëm. Edhe pse ‘Perseidët’ janë të dukshëm nga 17 korriku deri më 24 gusht, intensiteti i tyre ndriçues nuk është i njëjtë gjatë gjithë kohës.

Për shkak të hënës së plotë dhe dritës së fortë të saj, ‘Perseidët’ nuk do të jenë shumë të dukshme këto ditë.