ShowBizzz

“Ishte dallavergji me 5 yje”, Bledi Mane nuk i ndahet Luizit

Bledi Mane i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” ka folur edhe për Luiz Ejllin duke treguar se e ka këshilluar të mos i rikthehet veseve, por të shfrytëzojë mundësinë që i është dhënë.

“E meritonte fitoren. Ishte një dallaverexhi me 5 yje. Ishte programuar për t’a fituar atë, vetëm se i kam lënë një porosi.

Luiz, erdhi koha jote mos e humb këtë shans.

Në qoftë se herën e parë u ngrite dhe u zhduke e u rrëzove, kësaj radhe duhet të jesh mirënjohës, Top Channel, produksionit, publikut dhe mos e ul piacën, mos u kthe përsëri te veset. Trego karakter”, tha Bledi.