ShowBizzz

FOTO/ Rihanna i dorëzohet trendit “Barbie”, shfaqet në javët e fundit të shtatzënisë e gjitha në “pink”

Në një darkë tjetër romantike me Asap Rocky-n, Rihanna arriti të rrëmbejë vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj.

Këtë herë kamera e pa në Santa Monica të Kalifornisë dhe veshja e saj nuk ngjante me asnjë që kishim parë kohët e fundit. Duket se këngëtarja e njohur ka lënë mënjanë takat e larta dhe paraqitjet ‘glam’ të ditëve të fundit dhe ka vendosur të përvetësojë një stil më ‘casual’.

Konkretisht për darkën me partnerin e saj, Rihanna zgjodhi një jumpsuit komode, me sa duket e frymëzuar nga trendi ‘barbiecore’, pasi kishte nuanca të theksuara të rozës pastel dhe aksesorëve glam. Pamjen e saj e plotësonin atletet e thjeshta dhe komode, ndërsa fytyra nuk kishte fare grim./abcnews.al