Lajme

“Vendimi i vonuar i SPAK, mln euro të vjedhura”, Tabaku: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, njëherësh ish-kryetarja e Komisionit Hetimor për inceneratorët, ka reaguar pas vendimit të SPAK.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Tabaku thekson se vendimi është i vonuar, por i mirëpritur.

MESAZHI I TABAKUT
Një vendim i vonuar, por i mirëpritur sekuestrimi i Incneratorit të Tiranës nga SPAK. Fatkeqësisht qeveria shqiptare duhet të kishte ndaluar pagesat për një kontratë që u nis me një kosto 129 milion euro të taksave shqiptare dhe u bitis me një vlerë 339 milion euro.
Tanimë detyra tjetër mbetet dërgimi përpara drejtësisë të përgjegjësve të tjerë që kanë firmosur dhe alokuar miliona euro nga buxheti i shtetit dhe bashkive për një instilacion korrupsioni.
Një vit e gjysmë më parë në vendin ku sot është realisht një skenë krimi, denoncova dhe prova në sy të shqiptarëve së bashku me kolegët e mi atë që tanimë është e qartë; instilacionet e korrupsionit me vlerë 430 milion euro janë një provë e qeverisjes dhe vendimmarrjes së kësaj qeverie.
Koha po vërteton se monopoli i shkaktuar nga Bashkia e Tiranës për dherat që duhet të hidhen në atë incenerator por edhe kostoja që paguajnë shqiptarët për një proces që nuk kryhet është një abuzim i dyfishtë.
Me gjithë këto arsye sërishmi milionat e taksës së korrupsionit paguheshin nga xhepat e shqiptarëve. Çdo qytetar i Tiranës, Durrësit, Kavajës, Vorës, Rrogozhinës paguante dyfish për një produkt që nuk e merrte. Paguante dyfish për mobilimin dhe vilat e një sëre të korruptuar që sot duhet të përgjigjet më shumë se kurrë.
📷 Vizita në instilacionin e tretë të korrupsionit “Inceneratori Tiranës” nga Komisioni Hetimor Inceneratorëve!