ShowBizzz

Baraliu: Ma me qejf rri në telefon, sesa që e ndaj kohën me ndonjë njeri që ta prishë ditën

Aktorja dhe këngëtarja, Shota Baraliu tregoi për kohën që kalon në rrjete sociale, përkatësisht në “TikTok”.

Në emisionin veror “Nxet” në Tëvë 1, ajo bëri të ditur se “TikTok”-un e përdor vetëm për të parë video.

“’TikTok’-u i zbuloi lloj-lloj njerëzish që ekzistojnë në Kosovë edhe në krejt botën. Ka zbuluar plot artistë të pazbuluar, ka zbulua plot njerëz…nuk kam hy live asnjëherë, edhe pse kam qejf ndonjëherë me hy live me kallxu vetëm vica. Rrjetet sociale unë i përdori gjatë ditës kur kam kohë të lirë, por kur bëhet ora 10 e darkës unë ia ndali zanin telefonit edhe flej se zgjohem në 6 e gjysmë të mëngjesit për punë”, tha ajo.

“Po kështu e fiksuare me patjetër s’është që jam, por nganjëherë më mirë kom qejf kohën me nda me këqyr në telefon, sesa me ndonjë njeri që ta prishë ditën”, shtoi Baraliu.