Lajme

Temperatura deri në 37 gradë, si do jetë parashikimi i motit për sot

Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës pritet të jetë me kthjellimesh dhe vranësira të lehta, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat e ulëta dhe vijën bregdetare. Ndërsa; vranësirat më të fokusuara do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të Shqipërisë. Parashikohet që orët e vona të pasdites të sjellin shtim të lagështirës në ajër duke bërë që i nxehti të ndihet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 37°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior duke sjellë në brigjet detare dallgëzim  2  – 3 ballë.

Kosova

Orët e paradites; në Republikën e Kosovës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave të larta në pjesën më të madhe të territorit. Por pasditja do të sjellë kalim të vranësirave, kryesisht në zonat Veri-Veriperëndimore megjithatë nuk priten reshje; situatë e cila do të vijojë deri vonë në mbrëmje ku vranësirat do të largohen nga i gjithë territori i Kosovës. Përsa i përket, parametrit të erës herë pas here do të jetë deri në 40 km/h.

Maqedonia e Veriut

Republika e MV në pjesën më të madhe të territorit paraqitet në ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme; ko do të bëjë që orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe temperaturat e larta POR pasditja do të sjellë kalime vranësirash të lehta në pjesën më të madhe të MV ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që temperaturat e ajrit të jenë relativisht të larta. Ndërsa; parametri i Erës paraqitet hera – herës, problematik duke bërë që në momente të vecanta Era të arrijë deri 45 km/h.