Shëndetësi

Receta e akullores me një mijë përfitime për të cilën flitet në rrjetet sociale, mund të bëhet vetë!

Kush mundet t’i rezistojë mbretit të verës të ngrejë dorën! E kemi fjalën për akulloren dhe besoj se këtu u kuptuam të gjithë!

Mes arratisjeve për pushime, plazhit, relaksit buzë detit…të shijuarit e një akulloreje të mirë është kënaqësi e jetës.

Por, prisni! Trupi, shtimi i peshës, kaloritë janë sakaq problem. Si të hamë një akullore pa e vrarë mendjen për kilogramët?

Ja ku vjen zgjidhja! Risia më e fundit direkt nga TitTok ka si protagoniste akulloren! Përbërësit kryesorë?

Rikota pa laktozë, shumë fruta të freskëta të stinës dhe një shije fantastike! (Rikota, ose ricotta në italisht, është një lloj djathi i bërë nga hirra e qumështit të deles, lopës, dhisë etj).

Me pak karbohidrate dhe yndyrna dhe pa proteina pluhur, akullorja me një mijë përfitime për të cilën flitet në rrjetet sociale, mund të bëhet vetë!

Përbërësi kryesor është rikota e cila mund të përdoret edhe pa laktozë nëse vuani nga intolerancat ose alergjitë.

Përziejeni me frutat sipas dëshirës ose pluhur kakaoje dhe masën vendoseni për katër-pesë orë në frigorifer, duke kujtuar konsistencën e një akulloreje normale.

Fantastike për t’u shijuar në fund të një vakti, kjo akullore është alternativa natyrale, që mund ta konsumoni gjithë verën. E mirë për shijet tuaja, por më kryesorja e dobishme për trupin!

Çfarë prisni, provojeni pa ju vrarë ndërgjegjja për kilogramët!