ShowBizzz

Reshitaj: Janë disa virtyte që m’i ka dhënë Suhareka

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj ka thënë se është shumë e lumtur që ka pasur fatin të jetë suharekase.

Reshitaj në emisionin veror “Nxet” në Tëvë1, tha se duke qenë e lindur në Suharekë ka përjetuar edhe periudhën më të rëndësishme të ndërtimit të personalitetit të saj.

“Unë e ndjej veten shumë të lumtur që kam fatin të jem suharekase, të kem pasur fatin që deri në shkollën e mesme t’i kem përjetua gjithë atë periudhë shumë të rëndësishme të ndërtimit tim, personalitetit tim, dhe mund të them që jam shumë me fat unë dhe familja ime të gjithë që kemi mundësi të kontribuojmë përmes Therandës, duke qenë therandas të kontribuojmë për vendin dhe më gjerë. Janë disa virtyte që m’i ka dhënë qyteti im dhe që e vlerësoj shumë”, tha ajo.

Duke folur për të mirat e qytetit në të cilin ajo lindi tha se gjinia femërore në Suharekë ka vetëbesim qoftë në biznese të vogla, qoftë në profesione.

“Diçka që e kam vërejtur në krahasim me vendet e tjera është që vetëbesimi i gjinisë femërore, do me thënë shohë një vetëbesim që gratë munden vet dhe mund t’ia dalin, qoftë në biznese të vogla, qoftë në profesione, shumë e vërtetë. Unë po flas aty ku e ndjej thellë, pra e kam analizuar shumë më tepër”, tha Reshitaj./teve1.info./