ShowBizzz

“Mbretëresha e bukurisë” 26-vjeçare humb jetën në një aksident automobilistik

Mbretëresha e bukurisë venezueliane, Ariana Viera ka vdekur tragjikisht në një aksident të tmerrshëm me makinë në Florida. Ajo do të përfaqësonte vendin e saj të origjinës Venezuelën në konkursin Miss America Latine of the World 2023 në Republikën Domenikane në tetor.

Në Venezuelë ka shkaktuar tronditje fakti se mbretëresha e bukurisë 26-vjeçare Ariana Viera ka humbur jetën tragjikisht në një aksident automobilistik.

Sipas mediave ndërkombëtare, 26-vjeçarja besohet se e ka zënë gjumi gjatë vozitjes më 13 korrik përpara se të përplasej me një kamion në liqenin Nona të Orlandos.

Vdekja e saj vjen dy muaj pasi ajo bëri një video rrëqethëse të funeralit të saj.

View this post on Instagram

A post shared by Ariana Valentina (@arianaviera__)

Në maj, Viera postoi një video të frikshme në Instagram duke lënë të kuptohet për funeralin e saj të ardhshëm.

“Po regjistroj veten për funeralin tim të ardhshëm, sepse jam gjithmonë ajo që i merr videot, askush nuk po i filmon ato për mua”, shkroi ajo krahas një video me disa klipe të saj./abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Ariana Valentina (@arianaviera__)