ShowBizzz

E quajti “fashiste dhe raciste”, Meloni padit këngëtarin e Placebo-s

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ngritur një padi për shpifje kundër këngëtarit të Placebo, Brian Molko, pasi ai e quajti atë ” fashiste dhe raciste” në një koncert në Torino në korrik.

Këngëtari britanik kishte sulmuar kryeministren nga skena gjatë festivalit Sonic Park, teksa turma brohorite.

Për këtë rast ndërhyri drejtësia italiane dhe nisi hetimet.

Kryeministrja italiane nuk ka reaguar për këtë çështje, raporton BBC.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që ajo ngre një padi. Vitin e kaluar ai kishte dalë kundër gazetës Domani edhe për shpifje. Arsyeja ishte një publikim për ndihmën e deputetit të saj për të marrë një kontratë kroate për maska. Gjyqi do të zhvillohet korrikun e ardhshëm.

Përveç kësaj, ajo ka ngritur padi edhe kundër gazetarit dhe autorit Roberto Saviano për atë që ai kishte thënë kundër saj në lidhje me emigracionin.