Lajme

VIDEO/ Fansat këndojnë emrin e Shakirës, Pique “çmendet”: Unë jam kampion

Është dashur vetëm përmendja e emrit të Shakirës në një klub nate që Gerard Pique të humbiste kontrollin.

Teksa po argëtohej në një club nate, ish-futbollisit u përball me një situatë aspak të këndshme e cila e detyroi të bëntë veprime të cilat do e kthenin në kryefjalën e mediave rozë.

Sipas hola.com, ish-futbollisti ka qenë në një lokal nate në Mardid dhe më pas ka dalë në skenë me mikrofonin në dorë për të folur.

Publiku filloi menjëherë të këndonte “Shakira” në mënyrë ritmike dhe DJ luajti “Ëaka Ëaka” të kënduar nga ish-bashkëshortja e Piques. Ai menjëherë filloi t’i bërtiste njerëzve të cilët ndodheshin në club duke i thënë që: Nuk më intereson, unë jam kampin bote dhe ju jeni asgjë.

Ky moment është kapur nga pronarët e lokalit të cilët kanë shpërndarë dhe videon, pamje të cilat kanë bërë xhiron e rrjetit.

© Video e marrë nga Twitter