Lajme

Humbi jetë duke punuar në Durrës, viktima është studenti i dhjetorit 90′

52-vjeçari që humbi jetën sot tragjikisht teksa punonte në qytetin e Durrësit është ish-studenti i dhjetorit 90′, Arben Kurmeka.

Aksidenti ndodhi gjatë shkarkimit të një kamioni, kur disa pllaka mermeri u rrëzuan dhe e zunë poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Kurmeka ishte një nga studentët e parë të aktivizuar në Lëvizjen Studentore në dhjetor të vitit 1990-të.

Ai u lind në Tropojë, por prej më shumë se dy dekadash e pati ndërtuar jetën familjare në Durrës. Arbeni u diplomua në fakultetin e agronomisë të Universitetit Bujqësor.

Ai ishte një njeri optimist dhe që e donte jetën, familjen, miqtë dhe shokët si rrallëkush tjetër.

Kurmeka ishte një prej qindra idealistëve që firmosën krijimin e Grupimit “Dhjetor ’90.