ShowBizzz

Ndërpreu performancën menjëherë, çfarë ndodhi në koncertin e Luizit

Luiz Ejlli është nga më kërkuarit për koncerte dhe mbrëmje muzikore këtë verë.

Pjesëmarrjet e shumta padyshim sjellin edhe situata të papritura.

E tillë ishte një e fundit, gjatë turit të tij në Kosovë.

Në një nga clubet ku po performonte artisti, ishin mbledhur qindra njerëz dhe njëri fans të pranishëm i ka rënë të fikët gjatë kohës kur Luizi po këndonte.

Në atë çast këngëtari ka ndërprerë për disa minuta koncertin, deri sa situata u normalizua.