ShowBizzz

U përfol se ishte e shtruar në spital, reagon Fjolla Morina, ja si është gjendja shëndetësore e këngëtares

Pas shumë kohësh e larguar nga rrjetet sociale, dhe pas lajmeve se ishte shtruar në spital, këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar në Instagram.

Përmes një video të shkurtër në Insta Story, këngëtarja ka bërë me dije se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike, por që me ndihmën e mjekëve tani është më mirë.

Ndërkohë nuk ka lënë pa përshëndetur miqtë, që e kanë pyetur dhe “kërkuar” gjatë kësaj kohe largimi nga rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mire, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tone në Prishtinë, Ju përshëndes dhe njëherë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja.