
Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, po vazhdon të jetë mjaft aktive këtë verë.
Pak ditë më parë, ajo publikoi bashkëpunimin më të ri me Fifin, të titulluar “Hajde shpirti”.
Kënga është pritur mirë nga publiku dhe Ronela po vazhdon të jetë shumë e kërkuar për koncerte e mbrëmje muzikore të ndryshme.
Ronela Hajati
Së fundmi, ajo ka performuar për publikun në Sarandë, ku ka kënduar një mori hitesh nga reprtoari i saj.
Përveç interpretimit, Ronela mori vëmendjen e fansave edhe me veshjen e saj, e cila ishte mjaft provokuese.
Ronela Hajati
Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shieht e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë rozë me material transparent, i cili thekson linjat e saj të trupit.
Krahas fotove, Hajati ka publikuar edhe një video, ku shihet teksa bën lëvizje provokuese në skenë, duke ndezur kështu atmosferën për të pranishmit.