Të gjithë e dimë se frutat kanë sheqer. Mund të mos jetë aq i dëmshëm sa ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara, por na ngarkon me kalori, veçanërisht nëse jemi mësuar të konsumojmë në sasi të mëdha.
Mirëpo, ka disa fruta që përmbajnë një sasi të vogël sheqeri dhe për këtë arsye mund t’i konsumojmë pa pasur frikë.
Kumbullat kanë 9 g. sheqer për 100 g. fruta.
Luleshtrydhet janë një nga frutat më të lehta, për sa i përket kalorive. Në 100 g përmbajnë vetëm 4 g. sheqer. I njëjti raport gjendet edhe te boronicat.
Sasia e rekomanduar ditore është 50 g. që ka një përmbajtje prej 4,5 g. sheqer.
Kajsia për 65 g ka 5,85 g sheqer për racion. Ndaj, nëse gjatë kësaj periudhe jeni duke ngrënë kajsi me… kilogram, ndoshta duhet t’i zvogëloni pak sasitë.
Ne as nuk kishim nevojë ta vendosnim këtë në listë pasi limoni është fruti më i thartë. Nëse nuk i shtojmë sheqer, siç bëjmë zakonisht, ka një përmbajtje prej vetëm 2 g. sheqer për 100 g.
Frutat e mëposhtme kanë një përmbajtje më të lartë të sheqerit
Rrushi i bardhë: 16 g sheqer/100 g fruta
Fiq: 13 g sheqer/100 g fruta
Banane: 15.6 g sheqer/ 100 gr.
Hurma: 64,7 g. sheqer /100g fruta