ShowBizzz

DJ Khaled tregon se ka humbur 10 kilogramë

DJ Khaled ka bërë një ndryshim të vogël në dukje, duke humbur plot 10 kilogramë.

“Gruaja ime e do jogën. Unë e dua golfin”, tha ai.

“Pra, ndërsa ajo bën joga, unë jam duke luajtur golf. Mund të ha më shumë se sa duhet të ha – por kam punuar shumë më tepër kohëve të fundit. Jam ndjerë kaq i frymëzuar. Thjesht ndihem shkëlqyeshëm”.

“Isha rreth 130 kilogramë tani kam 120, që kur kam filluar të luaj gold. Mund të mos jetë shumë për ju, por është shumë për mua”, thekson ylli i famshëm.

Producenti, 47 vjeçar shtoi: “E vetmja gjë që dua është të mos ha biskota me çokollatë, pasi më pëlqejnë. Kjo është arsyeja pse luaj golf, ushtrohem çdo ditë. Dua të sigurohem që të mos e teproj me ushqimin”.

Khaled Mohammed Khaled (emri i vërtetë) është një DJ, producent dhe reper amerikan.

Ai ka lindur në New Orleans të Los Angeles, gjersa deri më tani ka arritur suksese të mëdha në muzikë.

I njëjti ka publikuar disa albume, përfshirë: “God Did”, “Suffering from Success”, “We the Best”, “Grateful”, “Major Key”, “Father of Asahd”, “Victory”