ShowBizzz

Gazetarja e njohur ironizon hapur Xhesika Berberin, “Pa punuar asnjë ditë bën këtë jetë të shtrenjtë”

Gazetarja e njohur shqiptare që jeton dhe vepron në Amerikë, Kozeta Turishta ka tërhequr vëmendje me një koment të lënë në fotografinë e modeles së njohur Xhesika Berberi.

Ajo ka ironizuar keq modelen për stilin e jetesës së shtrenjtë që bën, duke ia shprehur haptazi që nuk ka punuar asnjë ditë në Shtetet e Bashkuara.

“Lum si ti Xhes qe pa punuar asnjë dite tenden ne USA ben kete jete te bukur e te shtrenjte! Aman na trego suksesin e sekretin si te bèhemi te pasur pa punuar ne jete”-ka shkruar ajo.