Një shqiptari i Malit të Zi ka harruar në aeroportin ”Nënë Tereza” çantën e tij, në të cilën ndodhej një shumë prej 40 mijë dollarësh, që fatmirësisht arriti ta merrte mbrapsht.
I zoti i çantës ka konstatur se ajo mungonte kur ka mbërritur në Tuz dhe ka kontaktuar menjëherë autoritetet e aeroportit.
Për fatin e tij të mirë personeli i aeroporti kishte gjetur paraprakisht çantën e harruar dhe i është përgjigjur pozitivisht telefonatës.
Shqiptari është paraqitur në aeroportin “Nënë Tereza” dhe ka marrë mbrapsht çantën me para që kishte harruar.
Ngjarja është bërë e ditur nga një qytetar i cili ka dashur të nxjerrë në pah gjestin fisnik nga personeli i aeroportit.
“Përshëndetje.
Kam për Ju një gjest shembull që bëri personeli i Aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë.
Pasagjerët nga Malësia e madhe, pjesë nën Mal të Zi harrojnë një çantë, ku në të kishte vlerën e 40.000$.
Me mbërritje në Tuz, vërejnë se çanta nuk është, kontaktojnë personelin e Aeroportit, ku përgjigja e tyre ishte: po, e kemi gjetur dhe se kurdo që të doni mund të vini ta merrni.
Ky është një gjest njerëzor dhe dëshmi se Shqiptari është i Besës dhe burrërisë, me zemër të bardhë dhe bujar.
Çanta u muar nga i Zoti.
Falenderojmë nga zemra të gjithë personelin e aeroportit “Nënë Tereza” Tiranë!”,-shkruan shqiptari nga Tuzi.