ShowBizzz

Pantallonat e preferuara të Princeshës Diana janë ende në modë

Pantallonat e preferuara të Princeshës Diana janë ende në modë, duke qenë një pjesë në koleksionet e shumë kompanive.

Një nga pamjet më ikonike të princeshës së preferuar të njerëzve po bën xhiron e internetit edhe sot e kësaj dite. Nëna e dy fëmijëve u kap në vitin 1986, e veshur me pantallonat më elegante rozë që kemi parë ndonjëherë dhe një këmishë të bardhë me këpucë të sheshta.

Fashionistet që e duan këtë trend, mund të adoptojnë look-un dhe të kopjojnë çdo detaj për të dalë ballëbardhë në betejën e stilit dhe elegancës./abcnews.al