Lajme

Momente emocionuese, Luiz Ejlli i bie daulles në dasmën e kushërirës (VIDEO)

Luiz Ejlli më herët na tregoi se së bashku me nënën e tij dhe Kiarën, ndodhen në dasmën e kushërirës së tij. E aty ku Luizi është, të gjithë e dini që nuk mungon atmosfera dhe si një djalë me tradita që është, kudo ku shkon sillet ashtu si dhe vendi e do.

Së fundmi, një video po bën xhiron e rrjetit. Në pamjet e publikuara këngëtari shihet teksa kërcen me familjarët e tij dhe i bie daulles.

Të gjithë dasmorët kanë shkuar në pistën e kërcimit dhe së bashku me nusen po shijojnë performancën që këngëtari po i dhuronte.

© Video e marre nga TikTok “Studio Jeti”