Lajme

Luizi merr nënën në koncert: Hera e parë që kam emocione, çuna mos ma ngacmoni (VIDEO)

Prej ditësh nëna e Luizit ka ardhur në Shqipëri dhe që prej atij momenti ata janë parë kudo bashkë. Pas pushimeve me Kiarën dhe djalin e saj, ajo ka shoqëruar këngëtarin edhe në koncert.

Mbrëmjen e djeshme ajo e ka ndjekur për herë të parë nga afër Luizin, teksa performonte në një nga klubet e Tiranës.

Prezenca e nënës teksa ishte duke kënduar emocionoi këngëtarin, i cili u shpreh se ishte hera e parë që kishte emocione në skenë.  Gjithashtu, me nota humori këngëtari i dha dhe një këshillë çunave të cilët ndodheshin në sallë.

 “Mirëmbrëma. Sonte është hera e parë që kam emocione, pasi për herë të parë kam sjell nënën me duart e mia, në këtë koncert. Çuna mos ma ngacmoni”,  tha Luizi.

© Video e marre nga TikTok

@perjetesishttLuizi me nenen ne koncert🥹♥️

♬ original sound – Përjetësisht ♥️