ShowBizzz

Pas ndarjes, Bebe Rexha kërkon për të dashur në klub homoseksualësh

Pasi konfirmoi ndarjen nga partneri i saj, Keyan Safyari, Bebe Rexha po kërkon për një të dashur të ri. Këtë e ka treguar në një nga koncertet e fundit në Londër. Bebe u tregoi fansave se kishte në plan që pas koncertit të dilte në një klub për të gjetur nje të dashur të ri.

“Do dal tek Heaven (klub në Londër) sonte, do argëtohem dhe do kërkoj për një të dashur të ri”, tha ajo nga skena. Mirëpo Heaven njihet si klub homoseksualësh prandaj këngëtarja shtoi: “Nuk e di pse po kërkoj një të dashur të ri në një klub homoseksualësh, por le të bëjmë diçka ndryshe”.

Kujtojmë që shkak i ndarjes së këngëtares nga i dashuri ishin bërë disa komente të Keyanit për peshën e saj.

Pas ndarjes, Bebe Rexha kërkon për të dashur në klub