ShowBizzz

Lorenc Hasrames i dalin fotografit nga pushimet me të dashurën sekrete

Pasi doli nga ‘Big Brother VIP’, Lorenc Hasrama zbuloi se kishte pasur një lidhje jashtë dhe e dashura e tij nuk ishte e kënaqur me sjelljen e tij. Para pak javëve në një intervistë, Lorenci foli për partneren e tij, duke bërë edhe një deklaratë shumë romantike.

“Muzika dhe dashuria… Dashuria për muzikën dhe për person… Unë luaj vendit për gjërat që dua, për karrierën time, për njerëzit e mi. Luaj për çdo gjë që ka vlerë në jetën time.”-tha ai.

I pyetur se si të shikon partnerja në muzikë Lorenci tha:

“I pëlqen që shpesh herë të më shohë më ritmik, se kam shumë balada. Por më mbështet tek pjesa që unë ndihem mirë me materialet që më pëlqejnë, që kam zgjedhur që shpesh herë ta përcaktoj veten në treg. Që shumica janë balada.”

Sakaq, sot janë publikuar foto të Lorencit me partneren e tij. Revista “Bordo” ka siguruar disa fotografi të këngëtarit duke shijuar plazhin e Borshit me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën.

Në një prej fotove ata shihen të përqafuar, ndërkohë në dy të tjerat janë duke shijuar detin. Këto janë fotot e para të çiftit, pasi vetë ata kanë zgjedhur që lidhjen disamujore ta mbajnë private.